▣ Qendra URA Kujtesë kolektive dhe trashëgimi

Kush jemi ne

Ruajmë të kaluarën, ndërtojmë të ardhmen

Qendra URA

Si u themelua Qendra URA

Qendra "URA" është një Organizatë Jo Fitimprurëse e themeluar më 30 janar 2008 në Tiranë, me qëllim kontribuimin në krijimin e një shoqërie sa më solidare. Që në fillimet e saj, organizata i ka fokusuar aktivitetet e veta tek zhvillimi dhe fuqizimi i konceptit të kujtesës kolektive, duke ofruar një qasje të re për të përmirësuar shoqërinë civile dhe për të rivlerësuar ambientin shqiptar, si dhe burimet e tij historike, artistike dhe kulturore.

Që prej themelimit, Qendra URA është angazhuar në stimulimin e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit ndërmjet individëve dhe institucioneve, duke realizuar projekte sociale, kulturore dhe edukative që synojnë sensibilizimin e shoqërisë shqiptare në fusha të ndryshme — nga integrimi evropian dhe të drejtat e njeriut, tek kultura, trashëgimia dhe zhvillimi social.

Misioni ynë

Projekte për Ndryshim

Qendra "URA" nëpërmjet një strategjie gjithëpërfshirëse synon realizimin e projekteve te ndryshme sociale që kontribuojnë në zhvillimin dhe sensibilizimin e shoqërisë në dobi te zhvillimit dhe fuqizimit të konceptit të kujtesës kolektive.

Vizioni ynë

Integrim Social

Qendra "URA" synon arritjen e një integrimi të plotë social hartimit dhe zbatimit e politikave më të mira për zhvillimin dhe fuqizimin e konceptit të kujtesës kolektive.

Vlerat tona

Solidariteti

Stimulojmë bashkëpunimin dhe mirëkuptimin mes individëve dhe institucioneve.

Kujtesa Kolektive

Ruajmë dhe fuqizojmë historinë e përbashkët për brezat e sotëm dhe të ardhshëm.

Trashëgimia

Vlerësojmë dhe mbrojmë pasurinë historike, artistike e kulturore shqiptare.

Bashkëpunimi

Nxisim pjesëmarrjen aktive dhe edukimin qytetar në çdo komunitet.

The milestone path

Momentet tona kryesore historike